Janë bërë katër vite që kur ka ndërruar jetë veprimtari i çështjeve kombëtare, Adem Demaçi.
Ai u lind më 26 shkurt 1936, në Prishtinë.
Adem Demaçi vuajti 28 vite burgun e Jugosllavisë, kjo vetëm për shkak të angazhimit të tij politik.
Me tu liruar nga burgu, ai i vazhdoi aktivitetet e tij politike.
Udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990-1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov.
Demaçi ishte zëdhënës politik i UÇK-së, gjatë periudhës 1998-1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës.
Njëkohësisht kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007).
Duke i parë përpjekjet e tij për shtet, Demaçit iu vu nofka Nelson Mandela i Kosovës.
Ai vazhdon të jetë simbol i unifikimit për ruajtjen e kombit shqiptar, mbi pesë dekada.
Ndërroi jetë më 26 korrik 2018. Me nderime për jetën dhe veprimtarinë e tij në Kosovë u mbajt tri ditë dit zie, ku u organizuan shume aktivitete shtetërore. /arbresh.info/
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...