Katër vjet nga vdekja e Astrit Deharit, nisin homazhet tek varri

09:44 | 5 Nëntor 2020
Arbresh.info

Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, me 5 nëntor 2016, në rrethana ende të pasqaruara, vdiq aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

E sot në katër vjetorin e vdekjes së tij, Vetëvendosje ka filluar të bëjnë homazhe tek varri i Astrit Deharit në Zllatar, shkruan Arbresh.info.

Familjarë e aktivistë po bëjnë homazhe tek varri i Astrit Deharit.

Ndërkohë, që në ora 12:00 Vetëvendosje do të mbajë konferencë për media për rastin Dehari.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme