Katër të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

15:20 | 5 Janar 2021
Arbresh.info

Janë shënuar edhe katër vdekje të reja nga Covid-19 në Kosovë në 24 orët e fundit.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Malishevë 1 rast (79 vjeç), Prizren 1 rast (79 vjeç), shkruan portali arbresh.info

LEXO EDHE:199 raste të reja e 430 të shëruar në Kosovë – Arbresh.info

Kjo e çon totalin e të vdekurve në vendin tonë në 1,355.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.282 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 199 raste pozitive./arbresh.info/

430 TË SHËRUAR DHE 199 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Tuesday, 5 January 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme