Katër të shtëna me armë janë raportuar në rajonin e Prishtinës vetëm të enjten.
Policia e Kosovës bënë të ditur se rastet kanë në ndodhur në Graçanicë, Prishtinë dhe dy fshatra të Prishtinës.
RAPORTI:
Graqanicë 11.08.2022 – 03:05. Raportohet se një person i pa njohur në parkingun e një diskoteke ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të pa njohur. Janë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja. Rasti është duke u hetuar.
Rr. Shkelzen Haradinaj, Prishtinë 11.08.2022 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shtënë në ajër me armë zjarri. Pushka gjysmë automatike dhe katër gëzhoja janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Fsh. Koliq, Prishtinë, 11.08.2022-21:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shtënë në ajër me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë pistoletë me gaz, një karikator, dymbëdhjetë fishekë dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Fsh. Koliq, Prishtinë, 11.08.2022-21:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shtënë në ajër me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë pistoletë me gaz, dy karikator, trembëdhjetë fishekë dhe katër gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./arbresh.info/
Paqartësi rreth Procesit të Berlinit, Kosova kushtëzohet nga...
Rashica gjen golin e parë në edicionin e ri me Besiktasin
Peci bën homazhe tek ish-profesorët e tij që u vranë në ’98-...
Sovraniteti i Urdhrit Bektashi/ Selia Botërore e Bektashinjv...
Roma shënon fitoren e parë në Serie A këtë edicion
Instruktorë të ushtrisë turke realizuan trajnim teorik e pra...