Google ADS

Katër të lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë

16:06 | 19 Shtator 2021
Arbresh.info

Katër persona janë lënduar në aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Lupç.

Në aksident ishin të përfshira dy automjete.

Kështu bëri të ditur për arbresh.info Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 12:30 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e aksidentit katër persona  kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar  kanë marrë  trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.”, tha ajo. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme