Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Pejë, të cilët dyshohen për mashtrim në vlerë 280 mijë euro.
Më 5 korrik të këtij viti, Policia ka thënë se ka pranuar një informacion se një person viktima ёshtё duke u mashtruar nga persona tё dyshuar qё nga vitit 2022.
“Viktima ka deklaruar se personave tё dyshuar iu ka dёrguar tё holla nё vlerё prej dyqind e tetëdhjetë mijё (280000) euro, mjete tё cilat viktima ja ka dёrguar qё nga vitit 2022, pёr blerjen e njё lokali. Pas njё pune intensive tё hetuesve Rajonal me datё 09.07.2024, janё arrestuar dy (2) persona tё dyshuar, nё vazhdën e hetimit tё rastit me datё 11.07.2024 janё arrestuar edhe dy (2) tё dyshuar tjerё”, thuhet në njoftim.
Të arrestuarit janë: F.D, e lindur më 1999, B.M e lindur 1992, M.N I lindur me 1982 dhe L.D e lindur me 1994.
“Tё gjithё tё dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё”, thuhet në njoftim.
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...