Google ADS

Katër raste të reja me Covid-19 në Kosovë

14:36 | 19 Tetor 2022
K.B

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar katër raste të reja me Covid-19, ndërsa nuk është regjistruar ndonjë vdekje nga ky virus.

Janë shëruar edhe tetë pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 268 mijë e 906.

Aktualisht në Kosovë janë 14 raste aktive me Covid-19. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme