Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

08:46 | 30 Dhjetor 2021
V. S.

Në 24 orët e fundit kanë ndodhur katër raste të dhunës në familje.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se në këto raste janë arrestuar të dyshuarit.

Mitrovicë 29.12.2021 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij, viktimën mashkull  kosovar.  I dyshuari gjithashtu edhe ka demoluar gjësendet në shtëpi. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 29.12.2021 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti pas një zënke që kishte pasur me bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht atë. Viktimës i është ofruar tretmëni mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Gllogoc 29.12.2021 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, rasti vazhdon të hetohet.

Prishtinë 17.12.2021 – 11:00 Në lidhje me rastin në vazhdën e hetimeve, me 29.12.2021 është arrestuar i dyshuar mashkull  kosovar  I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme