Google ADS

Katër pikat për shtensionim të situatës në veri, zvogëlohet menjëherë prania policore, zgjedhjet pas verës

22:22 | 11 Korrik 2023
E.H

Qeveria e Kosovës ka publikuar katër pika, që sipas saj ndikojnë në shtensionimin e situatës në veri në raport me Serbinë.

Sipas njoftimit, ky ishte edhe fokusi kryesor i takimit tё djeshёm nё Bratisllavё me Pёrfaqёsuesin e Lartё tё Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Kjo duke bërë krijimin e parakushteve nё zbatimin e plotё dhe tё pakusht tё Marrёveshjes Bazike tё 27 shkurtit dhe aneksit tё Ohrit tё datёs 18 mars.

”Nё kёtё kontekst jemi dakorduar sa vijon:

• Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

• Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

• Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.

• BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes.

Veprimet e sipёrpёrmendura do tё finalizohen brenda njё periudhe dyjavore.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme