Katër persona rrahën mes veti pas iftarit

12:11 | 28 Prill 2021
arbresh.info

Katër persona janë rrahur mes veti, dhe tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bresalc të Gjilanit, rreth orës 20:00, të hënën.

“Është raportuar se katër të dyshuar meshkuj kosovar, pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasoj tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore”, bënë të ditur Policia e Kosovës.

Katër të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme