Google ADS

Katër persona përfshihen në një rrahje dhe bëhen për spital

09:09 | 11 Korrik 2021
Arbresh.info

Sipas Raportit 24 orësh të Policisë, katër persona janë përfshirë në një rrahje, që ka rezultat edhe me lëndime të rënda.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Leshan të komunës së Pejës, kurse arsyeja që ka çuar deri te kjo rrahje nuk dihet.

Tre nga të dyshuarit janë arrestuar kurse njëri gjendet ende në arrati./arbresh.info/

Raporti:

“Fsh. Leshan, Pejë 09.07.2021 ─ 16:40. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti katër të dyshuar meshkuj kosovar dhe si pasoj dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Tre prej tyre janë arrestuar ku nga njëri prej tyre është konfiskuar një pistoletë e plastikës. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme