Google ADS

Katër persona kërkojnë ndihmë në QKUK, pas një rrahje që ndodhi në hyrje të Prishtinës

09:50 | 8 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore ne QKUK, pas lëndimeve të marrë si pasojë e një përleshje e cila nisi mes dy grupeve për shkak të mosmarrëveshjeve në trafik.

Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur në fshatin Trudë të Prishtinës.

“Fsh. Trudë, Prishtinë 07.08.2021 – 17:25. Është raportuar se në hyrje të autostradës te rrethi janë përfshi në rrahje disa persona. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes  ku kanë takuar pesë  viktima meshkuj kosovar të lënduar të cilët kishin qenë me dy automjete me targa vendore. Viktimave në vendin e ngjarjes ju ka ofruar ndihma mjekësore, ndërsa katër prej tyre janë dërguar në QKUK dhe mbeten për tretman mjekësor. Sipas viktimave pas një mosmarrëveshje në trafik ishin sulmuar fizikisht nga tre persona të dyshuar të cilët kishin qenë me dy vetura me targa të huaja dhe pas sulmit  të dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjete dhe sekuestruar një thikë dhe një vegël pune të cilat dyshohet se ishin përdorë në rast. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e PK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme