Dy zyrtarë policorë dhe dy qytetarë kanë marrë lëndime trupore pasi janë goditur nga një veturë në Mitrovicë në orët e hershme të së shtunës.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, ata ishin në vendngjarje në një aksident trafiku, kur një person me veturë ka goditur veturën zyrtare të policisë.
Edhe personi që shkaktoi aksidentin mori lëndime.
“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME Rruga e Ulqinit, Mitrovicë Jugu / 26.10.2024 – 00:15. Dy zyrtarë policorë dhe dy qytetarë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë goditur nga një veturë derisa ishin në vendngjarje në një aksident trafiku. Po ashtu lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari kosovar/drejtuesi i veturës që ka shkaktuar aksidentin pasi është ndeshur me veturën zyrtare të policisë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Rasti në hetime.”, bën të ditur policia./Arbresh.info/
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një person në Prizren