34-vjeçarja Artila Kamberi nga Gjakova, humbi jetën të enjten e 28 dhjetorit të vitit 2023, pasi dyshohet se u hodh nga tarraca e katit të dytë në hotelin ‘Venus’, ku ishte së bashku me të dashurin e saj Asdren Begolli.
Mirëpo, as katër muaj nga rasti tragjik, ende nuk ka përfunduar raporti i autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info, mbrojtësi i familjes së Artila Kamerit, avokati, Meshari Selimaj.
Sipas tij, deri tash nuk është intervistuar askush në rolin e të dyshuarit dhe rasti ende dyshohet si vetëvrasje.
“Rasti konsiderohet ende nën hetime nga Prokuroria Themelore në Prishtine dhe se nuk ka të pandehur dhe të dëmtuar deri në këtë moment, familja e të ndjerës Artila e ka statusin e ples me interes momentalisht. Që do të thotë që nuk kemi pale te dëmtuar proceduralisht. Pra, sipas Kodit Procedurës Penale për ta pasur “i dëmtuar” rolin pala duhet që të ekzistojë në anën tjetër i “pandehuri”. Meqenëse, ai është dëgjuar si dëshmitar dhe nuk është i pandehur, atëherë nuk mund të konsiderohet familja e Artilës palë e dëmtuar. Sipas procedurës, ajo parimisht është e dëmtuar, sepse e ka humb vajzën, mirëpo, përderisa nuk ka të pandehur ose të dyshuar, nuk mund të emërohet familja e Artilës palë e dëmtuar, por pale me interes në zbardhjen e rastit të vajzës tyre”, thotë avokati Selimaj.
Sa i përket të dashurit të Artilës që në ditën kritike ishte prezent në vendngjarje, avokati thotë se ai është intervistuar vetëm si dëshmitar dhe ende vazhdon të ketë këtë status.
Ndërkohë, sipas tij, përveç Begollit, lidhur me këtë rast janë intervistuar edhe miqtë e Artilës dhe të dashurit të saj, raporton Arbresh.info.
“Jemi ne dijeni se i A.Begolli është intervistuar në polici në cilësinë e dëshmitarit, ku ka dhënë versionin e tij lidhur me rastin e ndodhur ne vendin e ngjarjes, dhe ka deklaruar se kane qene vetëm, i njëjti dhe e ndjera në dhomë, dhe ajo për një moment pas një fjalosje kinse është gjuajtur nga dritarja e hotelit. Ne hotel Artila dhe A.B. kanë qenë në shoqërim të miqve të tyre, pra nuk kane qenë vetëm. Siç vërehet nga ecuria e këtij procesi nuk duket që ka ndonjë te dyshuar(pandehur) në këtë rast, për ndonjë pistë të mundshme nuk jemi në dijeni që ekziston”, shprehet Selimaj.
Megjithatë, sipas avokatit, familja Kameri për humbjen e vajzës së tyre, Artilës vazhdojnë të fajësojnë të dashurin e saj, Asdren Begolli.
“Bazuar në qëndrimet e familjes së Artiles, theksoj se të njëjtit në mënyrë kategorike dhe bindje të plotë janë kundër versionit se e njëjta mund të ketë kryer vetëvrasje, në tërësi ata i drejtojnë gishtin për vdekjen e vajzës se tyre personit në fjalë A.B”, thotë avokati Selimaj për Arbresh.info.
Ndërkohë, Arbresh.info ka kontaktuar edhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë për të mësuar se ku kanë shkuar hetimet për këtë rast, mirëpo ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Ndryshe, rreth orës 3:23 të mëngjesit të 28 dhjetorit të vitit 2023, pas një konflikti verbal me të dashurin e saj, dyshohet se Artila Kameri ka rënë nga ballkoni e katit të dytë të një hoteli, duke përfunduar me fatalitet.
E ndjera pas vetës ka lënë një vajzë./Arbresh.info/ Ejona Hyseni/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...