Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dha katër mesazhe për ekipin negociator kosovarë në lidhje me negociatat me Serbinë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
“Nëse normaliteti ekonomik është arritur në Uashington, edhe normalizimi politik dhe njohja reciproke ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë mund të ndodhë vetëm në Shtëpinë e Bardhë dhe nën lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, është mesazhi i parë që dha presidenti Thaçi për palën kosovare pak ditë para një takimit të radhës në Bruksel, në nivel të ekspertëve.
Aktualisht nuk ka komunikime ndërmjet ekipit negociator me presisentin Thaçi në lidhje me këto negociata, pavarësisht angazhimit politik të këtij të fundit që nga fillimi i bisedimeve me Serbinë nëpër faza të ndryshme, që nga lufta e deri në negociatat për normalizim të raporteve pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Pavarësisht se edhe normalizimi ekonomik në Shtëpinë e Bardhë është udhëhequr nga presidenti Thaçi në negociata të zhvilluara në Berlin, Bon e në Shtëpinë e Bardhë gjatë muajit mars, Avdullah Hoti e Skender Hyseni nuk u konsultuan me Thaçin as para udhëtimit në Uashington.
Në mesazhin e dytë, Presidenti e sheh si kthim prapa për Kosovën diskutimin e temave tashmë për të cilat ekzistojnë marrëveshje.
“Rihapja e temës së asociacionit përsëri në Bruksel është rikthim prapa, goditje ndaj shtetësisë, cenim i sovranitetit, e me rrezik për krijimin e Republikës Serbe në Kosovë, Parlamenti duhet të jetë i vëmendshëm. Dhe, këtë të drejtë nuk e ka askush as të ulet të negociojë e lëre më të arrij ndonjë marrëveshje të re”, është shprehur Thaçi.
Në mesazhin e tretë ai paralajmëroi “rrezik” për takimin e nesërm të ekspertëve kosovarë dhe atyre serbë, që pritet të diskutojnë çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe.
“Takimi i së enjtes është i rrezikshëm dhe agjendë e Serbisë”, deklaroi Thaçi.
Ai paralajmëroi rrezik edhe për paqen në Ballkanin Perëndimor nëse marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë devijohet.
“Nëse ndonjë veprim ndodhë devijues nga marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë nuk është e shëndetshme për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tha Presidenti.
Përveç takimit të ekspertëve, shumë shpejtë është paralajmëruar edhe një takimi i nivelit të lartë politik të palëve negociuese dhe atyre ndërmjetësuese./arbresh.info/
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia