Kur ishte hera e fundit që kaluat një periudhë stresi, qoftë për shkak të punës, financave apo familjes? A mund ta kujtoni mënyrën se si reagoi trupi juaj? Me siguri se nuk jeni ndjerë fare si vetja juaj!
Ekspertët e shëndetësisë thonë se stresi mund të vijë me disa simptoma mjaft të habitshme – duke filluar nga harresa, mundimet, por edhe deri te skuqja e lëkurës, transmeton Telegrafi.
Pra, thënë më thjesht, trupi na tregon më së miri përmes shenjave të ndryshme kur jemi duke përjetuar stres, dhe ato shenja nuk duhet injoruar!
Dhimbjet e kokës
Shenja e parë e stresit e listuar nga Klinika Mayo është dhimbja e kokës. Në të vërtetë, stresi është shkaku numër një i dhimbjeve të kokës, të cilat mund të shkaktohen nga ajo që klinika i quan “irritues të përditshëm”.
Mënyra më e mirë për të trajtuar këtë lloj të dhimbjes së kokës është ta menaxhoni stresin, por duhet të kërkoni ndihmë mjekësore nëse dhimbja fillon të bëhet më e shpeshtë dhe ju pengon në jetën e përditshme.
Ndryshime në dëshirën seksuale
Nëse orët e gjata dhe të vështira në punë ju bëjnë më pak të interesuar për seksin, nuk jeni vetëm. Një ndryshim në dëshirën për seks është një tjetër simptomë e stresit që disa njerëz përjetojnë.
Mund t’ju duket e çuditshme, por lëkura është një barometër shumë i mirë i nivelit të stresit.
Elizabeth Lombardo, psikologe dhe terapiste, thotë se stresi mund të shkaktojë skuqje, pika të kuqe në krahë, stomak dhe fytyrë.
Dhimbje të muskujve
Ndoshta për dhimbjet e qafës ua lini fajin orëve të gjata pranë kompjuterit, por faktikisht ato mund të jenë simptomë e stresit.
Nëse besoni se jeni duke përjetuar ato simptoma të muskujve, provoni këtë ushtrim: Merrni 5 deri në 10 herë frymë thellë dhe përqendrohuni në zbutjen e zonës së tensionuar të trupit tuaj.
Për qafën, provoni ta rrotulloni ngadalë qafën ose kërkoni nga bashkëshorti/ja një masazh të shpejtë të shpatullave.
Keni mundim
Ekspertët bëjnë të ditur se stresi ndikon edhe në stomak, ndërkaq mundimet dhe marramendjet mund të jenë produkt i brengave dhe stresit.
Jeni gjithmonë të përgjumur…
Ndiheni të përgjumur? Kjo mund të jetë si pasojë e stresit.
“Hormonet e stresit shkaktojnë që trupi të mbulohet me adrenalinë dhe pastaj të përfundoj duke u ndjerë i përgjumur. Stresi gjithashtu e dëmton edhe kualitetin e gjumit, dhe rrjedhimisht zgjoheni të lodhur”, thonë ekspertët. /Telegrafi/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...