Numërimi i votave me kusht, i votave nga diaspora, si dhe i votave të personave me nevojave të veçanta po i mban nën “ethe” kandidatët për kryetarë të komunave, ku diferenca në vota është shumë e vogël.
Bëhet fjalë për Prishtinën, Prizrenin, Dragashin dhe Istogun, ku diferenca në vota nuk shkon më shumëse qindra sosh.
Në Prishtinë diferenca mes Shpend Ahmetit (LVV) dhe Arban Abrashit (LDK) është vetëm 307 vota, ndërsa në Prizren diferenca mes Mytaher Haskukës (LVV) dhe Shaqir Totës (PDK) është 330 vota.
Në Istog Haki Rugova i LDK-së prin për 670 vota nga kundërkandidati i tij, Gani Dreshaj (AAK), ndërsa në Dragash vetëm 41 vota e bëjnë diferencën.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se pas përmbylljes së procesit të votimit në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke vazhduar puna sipas detyrimeve ligjore, shkruan “Zëri”.
“Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke u pranuar materiali i ndjeshëm zgjedhor nga të gjitha komunat sipas procedurave të parapara. Deri më tani materiali i ndjeshëm zgjedhor është pranuar nga pjesa më e madhe e këtyre komunave”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Në njoftim theksohet se pas pranimit të materialit të ndjeshëm zgjedhor është duke u bërë edhe skanimi i listës përfundimtare të votuesve, e cila është përdorur në vendvotime, si dhe do të bëhet skanimi i formularëve të rezultateve të krijuara në vendvotim.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...