Ismet Koca, toger në Policinë e Kosovës, ka deklaruar se qasja në lëndët narkotike është shqetësuese në nivel të vendit.
Ai tha se Prishtina, Prizreni, Peja dhe Mitrovica janë komunat ku ka më së shumti të mitur që abuzojnë me substanca narkotike.
“Përgjithësisht mund të them se qasjen me narkotikë e kemi shqetësues në nivel vendi, duke pasur parasysh edhe numrin e madh të popullatës në qendrat e mëdha. Kryesisht mund t’i cek pas Prishtinës, meqenëse është kryeqendër, edhe disa prej qendrave, siç është: Prizreni, Peja apo Mitrovica. Këto janë ndoshta disa prej qendrave të cilat janë më të frekuentuara nga personat të cilët abuzojnë me substanca narkotike”, tha ai.
Toger Koca shtoi se në bazë të statistikave, ka raste kur të miturit kanë konsumuar substanca narkotike edhe në objektet shkollore.
“Nga viti 2018 kemi gjithsej 81 raste të cilat kanë ndodhur. Një numër i tyre brenda objektit të shkollës, disa në oborre apo hapësira të shkollës edhe raste që kanë ndodhë jashtë perimetrit të shkollës. D.m.th. nëse flasim për këtë vit, gjithsej kemi 81 raste. Ndërsa, tutje në vitin 2019, gjithsej kemi 47 raste të cilat kanë ndodhur, prej tyre 7 raste të cilat kanë ndodhur brenda objektit të shkollës, pastaj 28 raste në afërsi të shkollave d.m.th rreth, në oborr apo në afërsi të tjera të shkollës dhe 12 raste të cilat kanë ndodhur jashtë oborrit të shkollave në perimetër 350 metra në rrethinë të shkollës. Për vitin 2020 kemi të raportuara 21 raste”.
Prej tyre 2 raste janë në objektin e shkollës brenda, pastaj kemi 12 raste në hapësirat e shkollave, edhe 7 raste me perimetrin 350 metra jashtë shkollave. Në vitin 2021 kemi gjithsej 20 raste të ndodhura apo të raportuara. Prej tyre 7 janë në objekte shkollore, 10 prej tyre në hapësira dhe 3 jashtë shkolle me perimetër 350 metra. Ndërsa në vitin 2022, deri në këtë kohë që jemi tani, kemi të raportuar gjithsej 13 raste, dy prej tyre janë brenda objektit të shkollës, ndërsa 7 raste janë në oborre apo objekte të shkollës edhe 4 raste në periferi të shkollave, d.m.th. në perimetrin prej 350 metra”, u shpreh Koca. /Betimi Për Drejtësi/
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’