Mediat angleze nuk rreshtin së përmenduri sulmuesin shqiptar, protagonist edhe në fitoren e fundit 6-1 të Chelseat, duke kushtëzuar një autogol të Middlesbrough në takimin e vlefshëm për Kupën e Ligës, në lidhje me disa skuadra.
Së fundmi është gazetari italian Fabrizio Romano që ka dhënë të reja interesante, duke sugjeruar se Broja mund të jetë një emër i nxehtë në ditët e fundit të merkatos, duke qenë se është pikëtuar nga West Ham, që tanimë ka siguruar afrimin e parë duke arritur huazimin nga Manchester City të Kalvin Philips.
Te West Ham e admirojnë prej kohësh Brojën, me trajnerin David Moyes që pasi shpenzoi rreth 120 milionë funde në merkaton e verës, synon të përforcojë skuadrën me objektivin për të kapur një vend në 6-shen e parë të klasifikimit duke kërkuar lavdinë evropiane për vitin e dytë radhazi pas fitores së Conference League.
West Ham gjithsesi e ka të vështirë të përmbushë kërkesën e Chelseat prej 50 milionë funtesh për kartonin e Brojës, por janë gati të bëjnë një ofertë për të.
Chelsea ndërkohë nuk ka ndër mend të ulë çmimin e shqiptarit, pavarësisht se blutë janë të hapur për shitjen e tij pavarësisht nëse blejnë apo jo dikë të ri në janar, duke qenë se Christopher Nkunku është pranë rikthimit pas dëmtimit, ndërkohë që javët e ardhshme rikthehet nga Kupa e Afrikës dhe Nicolas Jackson.
Ideja që Broja është në merkato ka tunduar dhe klube të tjera, si Aston Villa, Fullham dhe Wolverhampton, që do të ofrojnë konkurrencë të fortë për West Ham që synon të firmosë me shqiptarin para 1 shkurtit, kur përfundon edhe afati i merkatos dimërore.
“The Hammers” që nuk arritën ta blejnë Brojën pavarësisht një oferte prej më shumë se 30 milionë funtesh në verën e 2022, pritet të jenë më aktivë në negociatat për sulmuesin shqiptar në ditët e fundit të merkatos.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...