Katër ish-ministrat Besim Beqaj, Mimoza Kusari, Dardan Gashi dhe Nenad Rashic si dhe Fëllënza Hoxha dhe Arben Gjuka janë deklaruar, të enjten, të pafajshëm në seancën e parë të shqyrtimit kryesor në rastin e aktakuzës për shitjen e hidrocentraleve.
Në këtë seancën e mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë me propozimin e të akuzuarve dhe me pajtimin e prokurorit Atdhe Demaj aktakuza u konsiderua e lexuar.
Pasi qe gjykatësi Valon Kurtaj i njoftoi të akuzuarit me pasojat dhe benefitet e pranimit të fajësisë ata të akuzuarit u deklaruan te pafajshëm lidhur me aktakuzën me te cilën i ngarkon prokuroria.
Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj tha se absolutisht nuk e pranon fajësinë pasi qe kjo aktakuze bazohet në prova inekzistente.
Njëjtë ka thënë edhe ish-Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari-Lila.
“Nuk e pranoj fajësinë është një aktakuzë e bazuar në hipoteza dhe e paqëndrueshme”, ka thënë Kusari-Lila.
Ish-ministri i Ambientit, Dardan Gashi ka thënë ndihet i pafajshëm.
“Nuk e pranoj natyrisht dhe i bashkëngjitëm kolegëve”, ka thënë Gashi.
Sikurse tre ish-ministrat tjerë është deklaruar edhe Nenad Rashiq, ish-ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.
“Jo absolutisht jo, unë jam një i akuzuar për një vepër penale për të cilën nuk kam qenë prezent, a është e mundshme nuk e di ju e dini ma mirë”, ka deklaruar Rashic.
Fëllënza Hoxha, zyrtare në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ka thënë se nuk ndihet fajtore për akuzat e Prokurorisë.
Edhe ish-Drejtori i KEK-ut, Arben Gjuka ka thënë se nuk e pranon fajin.
Seanca e shqyrtimit kryesor ka rifilluar pasi fillimisht ishte ndalur rryma dhe ishte ndërprerë gjykimi.
Për këtë rast, Besim Beqaj, Mimoza Kusari-Lila, Dardan Gashi dhe Nenad Rashiq, si dhe Fllanza Hoxha e Arben Gjuka po akuzohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) se kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, me rastin e privatizimit të distribucionit të shpërndarjes së Korporatës Energjetike të Kosovës./Betimi për Drejtësi/
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...