Google ADS

Katedralja e Prishtinës pa portretin e kardinalit

15:52 | 13 Janar 2019
Arbresh.info

Katedralja e Prishtinës ka marrë urdhra nga Vatikani që të largohet fotografia e kardinalit Theodore McCarrick, i dyshuar për pedofili.
Portreti i tij tashmë është mbuluar dhe nuk shihet brenda objektit të Katedrales.

Megjithëse dyshohej se kardinali Theodore McCarrick për dekada ngacmoi seksualisht fëmijë, fotografia e tij në një pozitë që binte në sy mbahej me krenari në ambientet e katedrales “Nënë Tereza”, në Prishtinë. Aty u mbajt goxha gjatë pasi udhëheqësit e Ipeshkvisë së Kosovës thonin se nuk kanë marrë të ndonjë urdhër nga Vatikani për ta larguar.

Por, fotografia e tij nuk do të qëndrojë më në ambientet e Katedrales pasi Vatikani ka urdhëruar që të hiqet nga aty.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme