Derisa Ambasada Amerikane në Kosovë rekomandon qytetarët e saj që të rishikojnë planet e tyre të sigurisë dhe derisa Policia e Kosovës ndërprenë pushimet vjetore, si dhe rritë orarin e punës nga 8 në 12 orë, sot në kryeqytet nuk janë dëgjuar kambanat e Katedrales “Nënë Tereza”.
Kambana e Katedralës dëgjohej nga ora shtatë në Prishtinë por jo edhe sot. Policia ka shtuar kontrollet rreth kishave dhe manastireve, kurse, kryeministri Isa Mustafa dje ka mbledhur edhe Këshillin e Sigurisë së Kosovës.
Krejt kjo pasi shteti institucionet janë në alarm për shkak “të rrezikut nga sulme të mundshme terroriste” dhe për shkak të “krizave politike në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni”.
Kurse, Ambasada Amerikane u ka dhënë udhëzime qytetarëve të vet se si të veprojnë në rast të ndonjë sulmi terrorist.
“Terroristët në rajon më parë kanë pasur caqe objektet e ndjeshme, përfshirë kishat dhe objektet e kulteve tjera, qendrat e këmbësorëve, arenat sportive, sallat e koncerteve dhe tubimet publike. Rishikoni planet tuaja të sigurisë: rrini të vetëdijshëm për vendndodhjen tuaj, përfshirë edhe ngjarjet lokale dhe shikoni televizionet për përditësim të lajmeve”, sugjeron Ambasada amerikane për qytetarët e vet në Kosovë.
“Në rast të ndonjë sulmi terrorist në qytetin tuaj ose ku jeni duke udhëtuar, qytetarët amerikanë duhet të përcjellin instruksionet e sundimit të ligjit lokal dhe personelin e shërbimeve të emergjencave, të monitorojnë informacionet për sigurinë në uebsajtin e Ambasadës amerikane. Ndërsa, për më shumë informacione duhet të shikojnë uebsajtin e udhëtimeve të Departamentit të Shtetit për Kujdes në gjithë botën, paralajmërimet e udhëtimeve, dhe informatat specifike të Kosovës”, thotë Ambasada amerikane në Prishtinë.
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...