Google ADS

Katalonia sfidon Madridin, bën thirrje për opozitë demokratike

20:51 | 28 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont ka bërë thirrje për një “opozitë demokratike” si përgjigjje kundër vendimit të Madridit për marrjen e kontrollit të Katalonjës.

Puigdemont ka kundërshtuar suspendimin e autonomisë së Katalonjës dhe ka premtuar se do të vazhdojë të punojë për lirinë e vendit, transmeton portali arbresh.info

Përmes një fjalimi në televizionin shtetërore të Katalonjës, ai është zotuar për punë të mëtejshme drejt pavarësisë së vendit.

Spanja i ka hequr statusin e autonomisë Katalonjës dhe e ka shpërbërbërë parlamendin, ndërsa zgjedhjet e parakoshme në rajon priten të mbahen me 21 dhjetor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme