Google ADS

Kasumi beson se nuk është larg nga vendi i ngjarjes as trupi i pajetë i policit të dytë

19:50 | 3 Maj 2018
Arbresh.info

Zhytësi i njohur kosovar, Ismail Kasumi ka thënë se gjetja e trupit të policit Malësor Dashi ishte një punë profesionale.

“Faleminderit vullnetarëve, kryeimamit, FSK-së dhe njësisë speciale. Erdhëm duke gjurmuar dhe i kontrolluam vendet e dyshimta dhe më në fund ia arritëm ta gjejmë njërin nga trupat. Ishte një punë profesionale e të gjithëve dhe erdhëm deri të trupi i pajetë. Është kënaqësi e madhe, kur e kemi gjet trupin dhe kemi kërkuar një batanije që të mbulohet”, ka thënë Kasumi, raporton lajmi.net.

Ai ka shtuar se kërkimet për sot kanë përfunduar dhe pritet të vazhdojnë nesër.

“Ka mbetur të kërkohet nëpër vende tjera për trupin e dytë. Besoj që edhe trupi tjetër nuk është larg”, ka përfunduar Kasumi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme