Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati ka reaguar rreth koalicioneve të fundit që Vetëvendosje ka arritur të lidhë me Partinë Demokratike të Kosovës, në komunat në të cilat i ka fituar.
Ai ndër të tjerash ka kujtuar të kaluarën dhe qëndrimet që VV i ka pasur kundër PDK-së për vite me radhë.
“Në emër të kësaj lufte politike lidershipi i VV-së me vite i ka helmu njerëzit, i kanë verbu dhe kanë mbjell shumë urrejtje mes shqiptarëve”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Para se me hy në koalicion VV me PDK në Podujevë e Gjilan, UNË NUK KAM PRIT QË:
* VV ti kërkoj falje PDK-së për sharjet, fyerjet dhe etiketimet që i kanë bërë me vite.
* Nuk kam pritur që ta zëmë Kurti me i kërku falje Presidentit Hashim Thaçi që i ka thënë ” martoje djalin me vajzën e Vuçiçit”.
* Nuk kam pritur që p.sh. kjo humoristja Albulena Haxhiu me i kërku falje familjes së kryetarit Kadri Veseli që e ka quajtuar kriminel. * Nuk kam pritur që ky kryetari i ri i VV-së në Gjilan të kërkoj falje që PDK-në e ka quajt në një studio televizive para pak kohe ” kastë kriminelësh”
* etj, etj, etj, etj
* Këto si kam prit sepse për që gënjen e mashtron Kurti me kompanine e tij për mua është e qartë moti.
* Ama ishte deshtë që lidershipi i VV-së me ju tregu votuesëve e militantëve të vet se ju kemi rrejt e manipulu kur ju thoshim se PDK dhe partitë tjera janë totalisht të kriminalizuara …..dhe këtë e kemi bërë vetëm me qëllimin për me ardhë në pushtet.
* Në emër të kësaj lufte politike lidershipi i VV-së me vite i ka helmu njerëzit, i kanë verbu dhe kanë mbjell shumë urrejtje mes shqiptarëve.
* Ju uroj militantëve të VV-së koalicionet në katër komuna me partitë ” që e shkatërruan Kosovën” siç thoshin dikur VV-ja .
SKENI PARË GJË AKOMA.
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...