Ish-komandanti i FSK-së, gjeneral Kadri Kastrati ka thënë se Kosovës i nevojitet një ushtri me 5,000 ushtarë dhe 3,000 të tjerë rezervistë.
Kastrati në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se serbët asnjëherë nuk kanë shprehur gatishmëri për të votuar ndryshimet kushtetuese që do të mundësonin transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës.
Gjenerali ka thënë se FSK-ja, pas transformimit do të pajiset me armatim të standardit të NATO-s, përcjell Telegrafi.
“FSK-ja për momentin është e pajisur me armatim të lehtë. Ka armë brezi dhe armë të gjata… Në të ardhmen FSK-ja që do të jetë me mision ushtarak do të pajiset me armatim dhe pajisje tjera që do të jenë me standard të NATO-s. Kjo do të ndodhë sepse ne do të jemi në një situatë ku do të ndër veprojmë me shtete të ndryshme. Kjo i obligon shtetet e NATO-s që të kenë pak a shumë standardin e njëjtë të armatimit [me Kosovën]”, tha Kastrati, përcjell Telegrafi.
Kastrati ka thënë se SHBA është mbështetësi kryesor i FSK-së për pajisje me armatim dhe mjete, por ndihmë të madhe kanë dhënë edhe Turqia dhe Gjermania.
“Iowa është partneri kryesor i FSK-së dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ngritjen e kësaj force si forcë profesionale. Ka edhe partnerë të tjerë që kanë ndihmuar FSK-në më buxhetet e tyre. Turqia ka ndihmuar FSK-në me automjete të blinduara dhe pajisje tjera. Gjermania ka dhënë me qindra automjete si donacion për FSK-në…”, tha Kastrati.
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...