Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se veturën zyrtare të tij ua ka dhënë për shfrytëzim Policisë së Kosovës.
Ai ka thënë se këtë e ka bërë për ti ndihmuar ata në këtë situatë në përballje me pandeminë.
“Nëse keni parë uniforma të Policisë së Kosovës në makinën e kryetarit të komunës, mos mendoni se kam ndërruar profesion. ?
Është sepse ua kemi dhënë në shfrytëzim në këtë kohë të vështirë në përballje me pandeminë.
Mbështetjen ndaj policisë e kemi bërë gjatë gjithë pandemisë, dhe tani që do të fillojë fushata zgjedhore unë nuk do ti përdor resurset shtetërore. ??
E di se do ta ruajnë ashtu siç e ruajmë e trajtojmë ne.”, ka shkruar Kastrati. /arbresh.info/
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...