Google ADS

Kastrati u siguron ambalazhe të letrës furrave për shitjen e bukëve

16:39 | 27 Mars 2020
Arbresh.info

Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati së bashku me kryesuesin e Shtabit Komunal Emergjent Ramadan Basha, dhe Drejtoreshën për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë Majlinda Krasniqi, kanë takuar pronarët e furrave të Kamenicës.

“Në këtë takim është diskutuar për ambalazhimin e bukëve, vendim ky i marrë nga Shtabi Komunal Emergjent për shkak të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19.

Kryetari Kastrati ka njoftuar se Komuna e Kamenicës u ka siguruar furrëtarëve ambalazhet prej letre që të mos ngarkohen ata me pagesa shtesë në këto kohë të vështira. Tani furrtarët do të ambalazhojnë bukët nga amalazhet e letrës”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Ndër të tjera Kastrati ka thënë se ka biseduar edhe me kompanitë që furnizojnë me miell, të cilat sigurojnë që ka mjell të mjaftueshëm dhe se nuk ka nevojë për panik.

Rrini në shtëpi, kujdesuni për vetën dhe familjet e juaja. Ndiqni udhëzimet e IKSHP-së dhe MSH-së.

 

Të ngjashme

Foto lajm