Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka treguar se në këtë komunë aktualisht janë vetëm edhe tri raste aktive me COVID-19.
Ai, thotë se deri tash nga gjithsej 40 persona të infektuar janë shëruar 37 prej tyre, raporton arbresh.info.
“Dy mostra të marra nga IKShP kanë rezultuar negativ me COVID-19, kurse një person tjetër nga Topanica është shëruar plotësisht. Bilanci me COVID-19 në komunën tonë: 40 të infektuar, 37 të shëruar, 3 raste aktive. Faleminderit Kamenicë për përgjegjshmërinë e treguar gjatë gjithë kësaj kohe dhe uroj që tri rastet aktive të shërohen së shpejti”, ka shkruar Kastrati në Facebook.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në Kosovë janë shëruar 19 persona nga ky virus si dhe janë shënuar edhe katër raste të reja me COVID-19./arbresh.info
Postimi i plotë:
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe