Udhëheqësi i shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka folur për projektin e shtëpisë së pleqve, e cila është duke u ndërtuar. Sipas tij, kjo po bëhet për të gjithë ata të moshuar nevojtarë.
“Ne e menaxhojmë vet, e kemi nisur për ata prindër që nuk kanë fëmijë. Unë pak kam folur me ministrin e shëndetësisë për çështjen e përkujdesjes mjekësore për ta dhe kjo do një periudhë një vjeçare për t’u përfunduar, e gjatë kësaj periudhe ne do ta përfundojmë edhe çështjen e menaxhimit. Primare është nis për ata prindër që nuk kanë fëmijë, por edhe që i kanë të sëmurë ose të paaftë për t’u përkujdesur për ta”, ka deklaruar ai në e misionin Zona B në Klan Kosova.
“Vetëm vjet mbi 200 mijë euro kemi ndihmuar raste me sëmundje të ndryshme që janë lajmëruar nëpër rrjete sociale dhe kanë kërkuar ndihmë. Jemi munduar nga pak t’i ndihmojmë në secilin rast. Për fat te keq ka me pas ende”.
Ndërkaq, në lidhje me idenë e themelimit të një spitali të veçantë si kjo shtëpi e pleqve ta ketë shoqata “Jetimat e Ballkanit”, Kastrati tha se e kenë parë urgjente një qendër rehabilitimi meqë kjo mungon dhe janë interesuar të intervenojnë dhe ta ndihmojnë shtetin tonë.
“Tjetra qe na e shohim për të ardhmen është një jetimore për fëmijët e braktisur, e që mendojmë se nuk është të paktë në numër”, shtoi Kastrati.
Hoxha që tashmë është bërë i famshëm me aktivitetet humanitare, ka rrëfyer edeh atë se si në fillim është paragjykuar për këto aktivitete.
“Jetimat e Ballkanit” që nga fillimi, të hyrat, fondet i kemi pasur shqiptare dhe nuk kemi pranuar ato të huaja, pra të gjitha janë të pastër shqiptare. Për këtë kemi marr akuza, si: ‘ku i kanë burimet, etj. Dhe kur u morr vesh që burimet janë vërtetë shqiptare, atëherë filluan me: ‘pse po i qitni në kamera? Kur po ju tregojmë bamirësve se ja ku është djersa juaj, po arrijmë që 50 shtëpi me i nis në ditë”.
“Edhe ata që japin janë të zgjedhur prej Zotit. Duhet të kesh zemër për të dhënë. Qe tre vjet e gjysmë ne Jetimat e Ballkanit nuk kërkojmë. Njerëzit e kanë një adresë ku i derdhin donacionet e tyre dhe veç presin ku po përfundojnë dhe me pas ne i publikojmë”.
“Ajo çka mua më bën krenar është se shumica e donatorëve nga mërgata janë të rinj, gjë që të bën të kuptosh për një perspektivë të rinisë sonë më të bashkuar dhe të solidarizuar. Nëpër tubime atje kemi raste kur dikush të afrohet afër, kërkon përqafim dhe thotë: A ka mundësi ta jap një donacion dhe qan! Kemi prek shumë zemra, ua kemi kthyer besimin e shume njerëzve tek ne. Primare tek ne është që puna jonë preket. Edhe donatorët kanë qenë bashkë me neve dhe kanë përjetuar çdo gjë”.
“Unë jam i fundit që i vizitoj familjet. Stafi im i kryen të gjitha dhe para vizitës gjatë rrugës ata më tregojnë për ta, sa anëtarë janë, çfarë sëmundje kanë, sa fëmijë janë, çfarë hallesh kanë, etj.”.
“Ka prej tyre që dikur ka pasur nevojë t’i ndihmojmë ne dhe sot janë donatorë. I kemi bë me shtëpi, e ka pasur djalin e madh18 vjeç dhe kur e kemi shpalos videon ne, janë paraqitur në mërgatë dhe kanë thënë: ‘Unë atij djalit do t’ia bëj letrat, do ta marr të punojë në mërgatë. E sot ai është donator. Nuk ka ndodh asnjë që ne e kemi bë më strehim e ai ta keqpërdorë. Banesat që ne i dhurojmë, në kontratë te noteri i ndalojmë shitjen e banesës dhe dhënia e qirasë”.
Në Zona B në Klan Kosova ai foli edhe rreth dallimeve që ka hasur nga donatorët në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe se si shoqata e tij nuk bën dallime në fe, ngjyrë dhe komunitete kur bëhet fjalë për nevojtarët.
“Pak ka dallim mes nesh edhe shqiptarëve ne Shqipëri në çështjen e ndjenjave humanitare. Edhe këtu në Kosovë kur e kemi nisur ka qenë shumë e vështirë. Dyqan më dyqan kemi kërkuar nga një euro, jemi përulur, por e kemi përbirë dhe tejkaluar. Tash disa mërgimtarë nga veriu i Shqipërisë kanë filluar të bashkëngjiten, pra fillimi ëshë çdoku i vështirë. Ne i kemi kthyer ndjenjat e humanizmit tek të gjithë shqiptarët”.
“Në Maqedoni gjendja është shumë mirë. Kemi dhënë apartament në Bujanoc dhe Preshevë. Atje është problem hyrja ime në Preshevë. Kam lajmëruar me një rast që do të jem në një aksion humanitar në Preshevë, e kur shkova në kufi aty ishin bërë hallakamë.. ata kishin qenë duke më pritur mua të gjithë, civilë e policë, më morën në pyetje për 3-4 orë dhe nuk më lanë të hyj. Atëherë e kam dërguar zëvendësin, atë e kanë lënë të kalojë. Këtë vit do t’i nisim 10 shtëpi në Preshevë”.
“Sivjet janë pesë shtëpi të komunitetit ashkali. Kemi dhënë edhe për komunitetin boshnjak dhe turk, edhe në Gostivar kemi dhënë për një nënë boshnjake. Nevojtari është nevojtar”.
Hoxha nga Prizreni e sqaroi për opinionin publik edhe njëherë punën e publikimit të pamjeve të familjeve nevojtare, duke thënë se “asnjë familje ku ne shkelim nuk e bëjmë publike pa miratimin e prindërve dhe nënshkrimin e tyre”.
Publikohet traileri i parë i ‘Superman’
Rusia sulmon ambasadat në Kiev, mes tyre edhe ajo shqiptare,...
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për përdorimin e mortajave në ...
Prokuroria Speciale ia përsërit ftesën kryeministrit Kurti p...
Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyl...
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ...