Nënkryetari i PSD-së, Qëndron Kastrati thotë se rritja e çmimeve varet nga zhvillimet globale por edhe nga reagimi i shtetit me mundësitë që ke.
“Ne kemi parë në raport me energjinë si shtetet e rajonit kanë reaguar shumë më herët se Kosova. Sigurisht se Kosova ka mundur të bëjë shumë më tepër. Shembull në vend janë të bllokuar 600 milionë euro para të bllokuara për shkak të bllokimit të OSHP-së. OSHP-ja nuk po zhbllokohet pasi Qeveria dëshiron të emërojë aty njerëzit e vet”, tha ai.
Kastrati thotë se edhe Autoriteti i Konkurrencës nuk është në funksion dhe sipas tij sigurisht se mund të ketë dyshime për rregullim të çmimeve nga tregtarët.
Nënkryetari i PSD-së thotë se nuk mendon se është mirë të bëhet një tërheqje tjetër e parave nga Trusti.
“Nëse nuk ka zotim nga Qeveria se do t’i kthejë këto mjete nuk është mirë t’ua marrim të moshuarve këto mjete”, tha ai në RTV Dukagjini.
Kastrati thotë se është e papranueshme si Qeveria sillet ndaj sindikatave.
“Qeveria nuk guxon t’iu shpallë luftë sindikatave. Nëse i dërgon inspektorët në mënyrë të dhunshme mos po gjend diçka në sindikata, nëse deklaron publikisht se duhet ndryshuar krerët te këto sindikata, ai po iu shpall luftë atyre sindikatave”.
Ai tha se paga minimale duhet të jetë 35 euro për shkak të rritjeve të çmimeve të produkteve që janë pjesë e shportës bazike të konsumatorit.
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?