Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it italian, kolonel Mario Bozzi.
Nga kjo komunë njoftojnë se takimi kishte karakter njohjeje, ndërsa u bisedua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë mes KFOR-it dhe Komunës së Malishevës.
“E vlerësojmë misionin dhe punën e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë në vendin tonë që nga përfundimi i luftës, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe realizimin e projekteve të shumta, sidomos të KFOR-it italian, që kanë realizuar në territorin e Komunës së Malishevës”, është shprehur kryetari Kastrati, gjatë takimit me Bozzin. /arbresh.info/
Media italiane: Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nu...
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju