Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popullsisë: 5 miliardë euro dëme ekonomike nga lufta

11:08 | 19 Dhjetor 2024
E.K

UD kryeshefi i ASK-së, Avni Kastrati ka prezantuar raportin e të dhënave të para finale në nivel ndërkombëtar të Regjistrimit të Popullsisë.

“Dominim të madh të banesave qe janë në pronësi të qytetarëve. 93% e banesave në Kosovë janë pronar dhe shumë pak janë me qira”, tha Kastrati

“Është rritur numri i ekonomive familjare në Kosovë 23.4% Por ka rënë numri i popullsisë për arsye se familjet janë zvogëluar”, tha ai

“Raporti gjinor tek gjinia mashkullore është zvogëluar dhe faktori është migracioni. Po ashtu ka ndryshuar struktura e moshës e cila është zvogëluar. Mosha mesatare e popullsisë në vitin 2011 ishte 30 vite dhe në vitin 2024 është 34 dhe ka një plakje të popullsisë. Përkundër kësaj, Kosova është vendi i dyte në Evropë me popullsi më të re”, tha Kastrati

Tutje popullsia e Kosovës dominon me vendosjen shkallës së urbanizmit, me uljen e shkallës së analfabetizmit e gjithashtu me rritjen e numrit të femrave me arsim të lartë. Po ashtu dominon me 91% përkatësia etnike shqiptare ndërsa ne religjion në Kosovë dominon feja Islame. 5 miliardë euro dëme nga lufta ne ekonomitë familjare.

Të dhënat për diasporën nuk janë publikuar sepse procesi i regjistrim për mërgimtaret po vazhdon ende. Deri me tani janë 550 mijë regjistrues nga diaspora.

Ndërsa në katër komunat në veri është regjistruar vetëm një pjesë ndërsa pjesë dërrmuese është bojkotuar./Arbresh.info


Të ngjashme