Për shkak të disa aktivitete që bëri në luftën kundër diskriminimit racor, Qëndron Kastrati, mund të jetë një ndër kandidatët potencial për ta fituar epitetin e kryetarit më miqësor me komunitetet RAE.
E kjo sepse pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Financave ia besoi dikujt nga komuniteti rom.
Kjo në kuadër të një konkursi që organizata “Zëri i Romëve Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”, hapi për të gjithë kryetarët e komunave të cilët kontribouan në përmirësimin e gjendjes së këtyre komuniteteve.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë kryetarët e komunave.
E ata të cilët arrijnë të dëshmojnë me shembuj se punuan fortë në këtë drejtim, do të kenë rastin të shijojnë një udhëtim në Bruksel.
“Për ne përfshirja dhe lufta kundër diskriminimit janë vlera që e ndërtojnë këtë shoqëri”, ka thënë Kastrati.
Vitin e kaluar, këtë epitet e fitoi kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, i cili edhe mori pjesë në Bruksel./Klan Kosova
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%