Google ADS

Kastrati kërkon që gjeneralët të mos pensionohen deri në 60 vjeç (VIDEO)

11:32 | 19 Prill 2017
Arbresh.info

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati ka thënë se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë të përgatitur për të qenë krahë ushtarëve të NATO-s.

Kastrati i cili pas përfundimit të mandatit në krye të këtij institucioni, është bërë pjesë e PDK-së, është shprehur për Arbresh.info se FSK ka personel jashtëzakonisht të përgatitur dhe të edukuar në aspektin profesional.

“Ka nën oficer që ka ngritur kjo trupë nga kurrizi i një ushtrie, gjithkund në botë dhe kjo trupë është ngritur me ndihmën e partnerit tonë strategjik, ShBA-së, partnerit tonë që ka qenë garda nacionale  e Ohajos dhe partnerët tjerë evropianë siç është Gjermania, Anglia dhe ushtarët e tjerë janë dëshmuar edhe me oficerët e ri ku dy herë radhazi kanë marrë shpatën e mbretit që është një histori që në Ballkan se ka bërë askush deri më tani”, ka thënë Kastrati.

Ai ka folur edhe rreth Ligjit për Pensionimin e Oficerëve të FSK-së duke deklaruar se gjeneralët nuk është e rrugës që të dalin në pension para moshës 60 vjeçare.

“Mendoj se Ligji për Pensionimin e Oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk është i drejtë, arsyeja është se një gjeneral, një oficerë për tu bërë i tillë duhet një kohë e gjatë dhe është një kosto shumë e madhe dhe mosha më  e mirë në vendimmarrje strategjike është mosha 50 deri 65 vjeçare dhe unë kisha propozuar ose kisha rekomanduar për të ardhmen që kjo të ndryshohet pa marrë parasysh a ka qenë ligji që e kanë bërë më shumë të huajt se sa e kemi bërë ne vendorët por në të ardhmen kjo do të duhet të ndryshohet dhe gjeneralët të mos dalin në pension së paku nën moshën 60 vjeçare”, është shprehur ish-komandanti i FSK-së./Arbresh.info./Blerta Agushi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme