Google ADS

Kastrati: Karantinimi i fshatrave nuk është më mënyrë funksionale

09:46 | 31 Mars 2020
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se në këtë komunë deri tash kanë vetëm një të prekur me Koronavirus.

“Për momentin e kemi një të identifikuar nga fshati Topanicë, një 42 vjeçar që në Kosovë ka hyrë më 19 mars. Ai ka qenë vozitës i një prej linjave Kosovë-Gjermani të një agjencioni që është kompani kosovare”.

Kastrati ka thënë për Klan Kosova se karantinimi i fshatrave nuk duhet të bëhet më.

“Në këtë fazë të zhvillimit të kësaj pandemie, mendoj që karantinimi më nuk është mënyrë funksionale. Pas rastit specifik jemi pajtuar me nivelin qendror që mund të izolohet fshati me vendet tjera deri t’i identifikojmë krejt kontaktet potenciale dhe personat që mund të jenë të infektuar”.

“Sfida prej kësaj është se pjesa tjetër e qytetarëve po ndihen rehat dhe që mund të lëvizin lirshëm. Gjatë orëve kur ndalohet qarkullimi nuk duhet të lëvizet fare dhe kur lejohet ajo duhet të jetë për furnizim apo nevoja familjare”.

“Edhe vendet më të zhvilluara në botë nuk janë të përgatitura për pandemi të tilla. Kemi marrë masat. Policia nuk është e furnizuar mjaftueshëm dhe i falënderoj donatorët që po na ndihmojnë me pajisje. Vazhdimisht po mundohemi t’i dezinfektojmë objektet ku ka qarkullim”, ka shtuar ai duke folur për masa e marra rreth COVID-19.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme