Google ADS

Kastrati i gatshëm të kandidojë për kryetar të Mitrovicës, pret vendimin e partisë

23:15 | 20 Gusht 2017
Arbresh.info

Ish-kryetari i Mitrovicës nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës, Avni Kastrati ka shprehur gatishmërinë që të kandidojë përsëri për postin e të parit të këtij qyteti.

Ai për lajmi.net ka thënë se ende nuk ka ndonjë vendim nga partia kurse dega në Mitrovicë ia ka lënë në dorë kryetarit dhe kryesisë qendrore që të marrë vendimin.

“Vendim definitiv nuk ka, unë jam kryetar i degës por vendimi ende nuk është final mendoj kështu për emrin e ndonjë zyrtari”, ka thënë Kastrati.

“Ne nuk kemi poropzuar ndonjë emër, ja kemi lënë ashtu si është e definume me statut që është çështje e kryetarit të partisë, dhe kryesisë qendore”, ka bërë të dituri ai për lajmi.net

Ai ka thënë se do ta pranonte kandidimin nëse partia e merr atë vendim.

“Po do ta pranoja”, ka thënë shkurt Kastrati.

Kryetari i degës së PDK-së në Mitrovicë është shprehur i bindur se kjo parti do ta rikthejë qeverisjen në qytetin e Mitrovicës.

Avni Kastrati në zgjedhjet e vitit 2013 ka qenë kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës.

Ai edhe pse në raundin e parë arriti të dalë bindshëm i pari, në balotazh Agim Bahtiri nga AKR-ja pas një koalicioni me LDK-në e përmbsyën rezultatin.

Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen më 22 tetor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme