Objekti i Kishës Ortodokse në Shipashnicë të Poshtme të Kamenciës është dëmtuar në hapësirat e brendshme.
Lidhur më këtë rast ka reaguar kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.
Ai ka thënë se huliganizmi ndaj objekteve fetare është i papranueshëm.
Postimi i plotë i tij:
Sot në Shipashnicë të Poshtme, është dëmtuar Kisha Ortodokse, duke shkatërruar hapësirat e brendshme të saj. Veprime të tilla vandale janë të papranueshme. Besimi në Zot, praktikimi i fesë janë çështje shumë personale dhe e drejtë për ta ushtruar pa cënim apo rrezikim. Është vlerë e shoqërisë tonë që ta kultivojmë tolerancën, respektin dhe emancipimin në mënyrë që prosperiteti të mos mbetet shenjues i zbrazët.
Praktikimi i fesë është e drejtë thelbësore e garantuar me ligj. Ne duhet të jemi të hapur ndaj besimeve të ndryshme në shoqërinë tonë sepse ky është parakusht i barazisë.
Si institucione e kemi për detyrë të kujdesemi që secili t’i ushtrojë të drejtat elementare pa dallim të fesë, etnisë e vendbanimit.
Huliganizmi ndaj objekteve fetare është i papranueshëm. Është e rëndësisë vitale që komunitetet e ndryshme të gjejnë të përbashkëtat e tyre në vend se të ndahen nga dallimet e presupozuara që mund t’i kenë.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës