Nëntëmbëdhjetë shkolla pritet të mbyllen në Komunën e Kamenicës në muajin shtator, vendim ky i kryetarit Qëndron Kastrati.
Në lidhje me këtë vendim përmes një letre drejtuar krerëve më të lartë të shtetit, i është drejtuar Kryetari i Bashkësisë Lokale të Karaçevës së Poshtme, Selver Lenjani. Në të cilën paralajmërohet edhe për protesta masive nëse nuk ndërmerret diçka.
Ndërsa, ishteShefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ai që publikoi këtë letër, derisa e quajti çasje arbitrare vendimin e Kastratit, duke mbyllur shkolla pa dakordim me komunitetin.
Por, i pari i Kamenicës përmes një shkrimi të postuar në llogarinë Facebook ka dhënë arsyet e tij që quan deri tek vendim, derisa iu është kundërpërgjigjur Hotit duke e ftuar atë të shkoi të vizitojë shkollat në komunën e tij, për të parë gjendjen e këtyre institucioneve.
Ky është postimi i Kastratit:
Nëse vërtetë është i shqetësuar z. Hoti, e ftojmë të vijë në Komunën e Kamenicës dhe të vizitojë shkollën me tre nxënës në Gjyrishec, apo Sedllar me një nxënës.
Apo 37% të shkollave të Kamenicës që nuk kanë mjedis higjienik. Tridhjetë e shtatë përqind. Jo 5 përqind. Jo 10. Gati gjysma e shkollave në Komunën e Kamenicës nuk kanë as mjedis higjienik. Lista e problemeve në shkolla është e gjatë. Dhe është nxënësi i Kamenicës që po përballet me këto probleme.
Arbitrar nuk jemi ne z. Hoti, por është Udhëzimi i MASHT-it për Planifikimin e Investimeve Kapitale, përkatësisht neni 3, pika 2 dhe nënpikat e tij, që e pamundëson planifikimin dhe renovimin e shkollave fillore dhe të mesme me më pak se 210 nxënës, e paraleleve të ndara me më pak se 84 nxënës.
Arbitrare ka qenë indiferenca e pushteteve që nga paslufta, e që një pjesë të madhe ka qenë edhe partia juaj, për të vepruar në këtë drejtim. Andaj, nëse vërtetë jeni i shqetësuar, ejani shiheni vet dhe do të bindeni.
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...