Google ADS

Kastrati: 1 rast i ri me Covid 19 në Kamenicë, 19 raste aktive

15:25 | 23 Korrik 2020
Arbresh.info

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka bërë të ditur se edhe një qytetar i këtij qyteti ka dal pozitiv me Covid 19.

Sipas Kastratit, numri i rasteve të identifikuara është 82 ndërsa të shëruar janë 59 persona, shkruan arbresh.info.

Në këtë komunë nga koronavirusi kanë vdekur gjithashtu tre persona.

“Tre (3) të shëruar dhe një (1) rast pozitiv me #COVID19. Këto janë të dhënat nga IKShP për sot në komunën tonë.

Bilanci me virusin SARS-CoV-2 në Kamenicë:

  • 82 raste të identifikuara;
  • 59 të shëruar;
  • 19 raste aktive;
  • 3 të vdekur”, ka shkruar Kastrati./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme