Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami tha se fituese e këtyre zgjedhjeve në kampin politik shqiptar është Lëvizja BESA.“Duke pasur parasysh se BDI ishte në koalicion me LSDM, kjo i bie që BESA është partia e parë shqiptarë në Maqedoni.
Nga votat e numëruara deri tani ne kemi rritje të dyfishtë dhe kjo na bën partinë e parë shqiptare.
Gjëja e dytë është se tash më skena politike në Maqedoni është rikongofiguruar se BESA shkon në shumicën e komunave në balotazh dhe na bën pretendente serioze për të marrë këto komuna”, ka thënë Kasami, raporton SHENJA.Ai tha se BESA shkon në balotazh në Likovë, Cair, Saraj, Studeniçan, Zhelinë, Tearcë dhe Tetovë.
“Me këtë rast më lejoni të potencoj se Kërcovë është fituar dhe është meritë e gjithë shqiptarëve. Ky është plafoni i votave që i ka marrë LSDM-BDI ndërsa BESA ka vota opozitare rezervë me të cilat shkon në balotazh. BDI mund ta fitoj më shumë vetëm më ndihmën e VMRO-së, ndryshe me votat shqiptare fitimtarë jemi ne. Urime dhe shihemi në fitoren përfundimtare të 29 nëntorit”, ka thënë Kasami gjatë konferencës për shtyp.
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...