Muaji tetor nxënësit në Shkollën Fillore “Pavarësia” në Prishtinë i gjeti pak më ndryshe.
Telefonat , që shpesh kanë shkaktuar shpërqendrim, gjatë procesit mësimor më nuk do të lejohen të qëndrojnë në çanta ose në dorë gjatë orëve mësimore.
Ata do të vendosen në kasaforta dhe do të qëndrojnë aty deri në përfundim të orarit shkollor.
Alejna Mehmeti, nxënëse e klasës së nëntë në këtë shkollë, tregon se fillimisht ky rregull nuk është pritur mirë nga të gjithë nxënësit.
“Po ne e dimë se po jetojmë në epokën e teknologjisë dhe është e mirë që ta përdorim për anët pozitive në të mirën tonë dhe kjo ka qenë një ide nga këshilli drejtues i shkollës ka qenë një ide shumë e mirë. Nga disa nxënës në fillim nuk është mirëpritur por mandej nxënësit kanë filluar ta kuptojnë që telefonat e tyre janë të sigurte dhe kanë filluar q të mësohen me kalimin e kohës”, pohon ajo.
Sipas Alejnës, ky rregull ka pasur ndikim pozitiv në përqendrimin e nxënësve.
“Ky rregull na ka ndihmuar që të përqendrohemi më shumë në mësim sepse nxënësit i përdornin telefonat edhe me anët negative të tyre duke i incizuar arsimtarët dhe gjëra të tjera ku ka ndikuar edhe në shpërqendrimin e disa nxënësve. Në fillim kanë hezituar dhe nuk e kanë pranuar këtë si ide por tash janë mësuar”, thotë ajo.
Ndërsa drejtori i kësaj shkolle shpjegon se ky vendim është marrë për të shmangur përdorimin e telefonave për aktivitete që nuk janë të lidhura me mësimin.
“Një nxënës, kryetari i nxënësve ka një çelës i cili e hap kasafortën pa filluar procesi mësimorë para orës 7:30 aty nxënësit sapo të hynë në klasë dorëzojnë me radhë telefonat në kasafortë dhe prej aty i marrin pasi të përfundojë procesi mësimorë apo eventualisht ndonjë nxënës nëse merr leje nga mësimdhënësi natyrshëm qe e merr telefonin”, thotë ai.
“Nxënësit nuk kanë më telefona në dorë dhe për keqardhje në këtë kohë shumë nxënës mbajnë telefona edhe në orën e mësimit ka të tillë që edhe para mësimdhënësve e hap telefonin për tu shërbyer për nevoja aspak mësimore. Telefonin nuk e konsiderojmë si mjet që duhet të përfiton nxënësi në aspektin mësimorë gjatë procesit të orëve të mësimit. Ai nëse e ka telefonin në dorë derisa mësimdhënësi ligjëron gjatë mësimit”, pohon ai.
Kjo masë, sipas drejtorit do të jetë e përhershme dhe do të zbatohet në të gjitha klasat e shkollës
“Kjo masë do të jetë e përhershëm jo e përkohshme, ne tani kem i vendosur në 10 klasë kasafortat tek klasat e 9 dhe të 8, dhe besoj që shumë shpejtë brenda pak javëve ti vendosim edhe tek klasat e 6 dhe të 7 dhe do të jetë masë e vazhdueshme”, përfundon ai.
Në fund drejtori thotë se kjo masë pritet të ketë një ndikim pozitiv në përqendrimin dhe performancën e nxënësve gjatë orëve mësimore./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...