Kardiokirurgu i njohur shqiptar Kristo Papas, ka realizuar një operacion shumë të vështirë në botë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai në një postim në Facebook.
“Një nga operacionet më të vështira në jetën time si kardiokirurg u realizua me sukses me ekipin tim. Kirurgjia e Aorte 35 Cm Arcu aortic Bypass Carotid succlavia, 17 orë operacion Royal Brompton Hospital”, ka shkruar Papas.
Ai ka publikuar dhe një skicë se si është realizuar ndërhyrja.
Sipas doktorit shqiptar i cili punon në një prej spitaleve më të njohura në Londër, operacione të tilla janë të vështira dhe të rralla për rrezikun që kanë dhe shumë prej tyre janë me pasojë vdekjen.
Doktori është i njohur për ndërhyrje të rralla në botë të realizuara prej tij në Itali, Zvicër, Irlandë dhe së fundmi në Angli.
Doktori shqiptar është ndër më të kërkuarit në botë për operacionet e vështira të zemrës.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh