Ka kohë që presidenti Hashim Thaçi është duke iu ikur takimeve me delegacionet e huaja që vijnë në Kosovë.
Vetë “karantinimi” politik i presidentit po vjen pasi Gjykata Speciale paralajmëroi ngritjen e aktakuzave për Hashim Thaçin, Kadri Veselin e disa ish luftëtarë të tjerë.
Profesori universitar i Shkencave Politike, Belul Beqaj në një prononcim për portalin arbresh.info ka thënë se pozicioni i presidentit Thaçi po vështirëson komunikimin diplomatik.
“Pozicioni i presidentit Thaçi pas paralajmërimit të ngritjes së aktakuzës është nën llupën e dyshimit dhe hezitimit që vështirëson komunikimin diplomatik”, ka thënë Beqaj.
Është iluzion të mendohet se pozita dhe autoriteti i Presidentit është i njëjtë para dhe pas paralajmërimit të ngritjes së aktakuzës, thotë Beqaj.
“Çështje tjetër është sjellja e tij e njëjtë, që sillet pas paralajmërimit të aktakuzës sikur se nuk ka ndodhë asgjë?!”.
Pas deklaratës nga Gjykata Speciale për aktakuzë të mundshme ndaj presidentit Thaçi, në vend është hap diskutimi se kush do të vije në krye të shtetit.
Emra të shumtë janë diskutuar e ndër to edhe e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj e ish ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Profesori, Belul Beqaj mendon se është e dyshimtë ngutia e këtyre kandidatëve që kanë pasur punë me gjykatën e Hagës për t’u bërë kryetar të shtetit.
“Është shumë problematike dhe e dyshimtë ngutja e atyre kandidateve që kanë pasur punë me Gjykatën e Hagës apo të këtij që do të ketë punë me Gjykatën e Hagës për të bërë apo për të mbetur kryetar?!”.
Javën e kaluar në Kosovë erdhi Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Verhelyi.
Me një paraqitje para mediave Verhelyi tha se nuk do ta takojë presidentin e vendit Hashim Thaçi.
“Sipas njohurive të mia Presidenti nuk është pjesë e agjendave të mia dhe prandaj unë nuk mund të takohem me të”, u përgjigj ai.
Po ashtu, sot në Kosovë do të vijë Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak.
Mirëpo as me këtë, presidenti Thaçi nuk do të takohet, sepse aktualisht ndodhet në një vizitë në Uashington./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...