Google ADS

Karaçevasit largojnë tabelën e vendosur nga KFOR-i afër Serbisë

19:37 | 24 Korrik 2018
Arbresh.info

Banorët e fshatit Karaçevë kanë larguar tabelën e fundit e vendosur afër territorit me Serbinë.
Ata, zyrtarëve të KFOR-it, i kanë shprehur dyshimet se kjo zonë mund të mbetet pjesë e Serbisë gjatë një takimi që kanë pasur edhe me kryetarin e Komunës së Kamenicës, raporton KTV.

KFOR kërkoi që takimi të jetë pa praninë e mediave dhe vetëm me përfaqësues të banorëve.

Pas takimit komandanti i KFOR-it tha se u bëri të qartë banorëve se nuk kanë arsye për shqetësim, meqë sipas tij tabelat janë vendosur si njoftim vetëm për personelin e KFOR-it dhe të UNMIK-ut, dhe jo për qytetarët e Kosovës.

Kosova ende nuk e ka bërë shënjimin e kufirit me Serbinë. Zyrtarët institucionalë kanë thënë se Kosova është e gatshme për shënimin e vijës kufitare edhe me shtetin serb.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme