Pas përfundimit të votimit për të zgjedhurin kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë kanë filluar të dalin edhe rezultate nga lagje vende të ndryshme.
Madje sipas anëtarit të Vetëvendosjes, Enver Redenicës, 109 anëtarët e Vetëvendosjes që morën pjesë në zgjedhjet e sotme për kryetar partie në shkollën ‘Gjergj Fishta’ në Tauk Bahqe të Prishtinës kanë votuar për Albin Kurtin.
Redenica ka shkruar se nga ky votim nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, shkruan Indeksonline.
Ndër të tjerash ai ka falënderuar të gjithë që i janë përgjigjur ftesës për të votuar dhe kryer obligimin e tyre si qytetarë.
Nga rezultatet e deritanishme Kurti në Podujevë ka arritur të sigurojë 534 vota pro, një kundër dhe një abstenim përderisa në Vranjevc njoftohet të ketë siguruar 234 vota, ku 232 prej tyre janë pro Albin Kurtit.
Ndryshe për të votuar sot nuk dolën asnjë nga të dorëhequrit e Lëvizjes Vetëvendosje.
Postimi i plotë i Enver Redenicës:
Pershendetje;
Faleminderoi gjith ata qe ju pergjigjen fteses per te votuar dhe kryen nje obligim qytetar. E posaqerisht falenderoi ata vullnetar qe punuan nga ora 08 e mengjesit.
Ne shk.fillore Gj.Fishta ne Prishtine,votuan 109 antare;
Per Albinin 109,
kunder 000,
abstenim 000.
Urime Albin.
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër