Kadri Veseli ka marr 125.866 vota, Ramush Haradinaj 98.458, Fatmir Limaj 30.289
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli, në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën para 18 ditëve ka arritur të marrë 125 mijë e 866 vota.
Burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se këta vota Veseli i ka marrë nga numërimi i votave të rregullta.
Por, ndryshim shumë te vogël i rezultateve finale pritet të ketë nga numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora, pasi që koalicioni PAN ka marrë një numër shumë të vogël të votave nga votat e diasporës.
Po ashtu, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, i cili është i dominuar për kryeministër nga koalicioni PAN ka arritur të marrë 98 mijë e 458 vota, deri sa Lideri i NISMA-së Fatmir Limaj në zgjedhjet e parakohshme ka arritur ti marrë 30 mijë e 289 vota.
Përndryshe, KQZ deri nesër pritet t’i publikoj rezultatet përfundimtare, 18 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Pas publikimit të rezultateve nga KQZ, PZAP pritet t’i certifikoj rezultatet brenda ditës, nëse nuk ka ankesa nga subjektet politike në vend. /Zëri/
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...