Shteti i Kosovës i dha kompanisë “Bechtel-Enka”, e cila po e ndërton autostradën për Shkup, “Arbën Xhaferi”, 53 milionë euro pagesë shtesë për shkak të vonesave të bëra nga Qeveria për kryerjen e pagesave.
E nëse kjo shumë e parave do t’i kalonte Ministrisë së Shëndetësisë, vendit do të mundë t’i shtoheshin dhjetëra spitale. Në bazë të disa përllogaritjeve të bëra nga Ndërtimi.info, me 53 milionë euro në vend do të mund të ndërtoheshin pesë spitale sikurse ai i Pejës, për ndërtimin e të cilit ishin shpenzuar 9 milionë e 468 mijë euro.
Por, nëse merret për bazë shuma e parave që është shpenzuar ndërtimin e Spitalit të Vushtrrisë, Kosova do të bëhej me shtatë spitale, ku për ndërtimin e secilit do të nevojiteshin rreth 7 milionë euro.
E ndërkohë në kryeqytet ende nuk ka filluar të ndërtohet Spitali i Pediatrisë, që është donacion prej 22 milionë euro e do të ketë hapësirë rreth 10 mijë metra katrorë.
Me 53 milionë euro do të mundë të ndërtoheshin edhe dy spitale të tilla sikurse ky i Pediatrisë.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...