Google ADS

Kaq qytetarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e 6 tetorit

16:51 | 4 Shtator 2019
Arbresh.info

Në zgjedhjet e 6 tetorit sipas listës preliminare të drejtë vote kanë 1 972 466 votues.

Kurse 33 791 emra janë larguar nga lista votuese pasi që kanë vdekur ose kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës.

Kryeshefi Ekzekutiv  i Sekretariatit të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Enis Halimi, ka njoftuar se nga data 4 gusht e deri me datën 4 shtator sekretariati ka pranuar 4 977 aplikacione për regjistrim për votim jashtë vendit.

Sipas tij, sekretariati i ka informuar nëpërmjet e-mailit të gjithë aplikuesit për procedurën e votimit.

“Sekretariati ka filluar me aktivitetet e veta në lidhje me procesin zgjedhor të datës 6 tetor.

Periudha ka filluar me 4 gusht votuesit jashtë Kosovës kanë arritur të dëshmonin listën e votuesve për votim materialet e nevojshme iu janë dërguar përmes e-mailit duke përfshirë 26 ambasada”.

“Deri me datën 4 shtator përmes e-mailit ne kemi pranuar mbi 4 mijë aplikacione të cilët janë në procesin e vlerësimit. Mbi 33 mijë persona janë larguar nga lista e votuesve”, ka thënë Halimi.

Në këtë mbledhje u miratua edhe propozimin për anëtarët e komisioneve komunale zgjedhore sipas komunës përkatëse me 6 vota pro dhe 3 kundër.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar gjithashtu edhe Planin Operacione të sigurisë për zgjedhjet e parakohshme./eo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme