Kaq persona vdiqën këtë vit në vendin e punës

09:07 | 1 Nëntor 2017
Arbresh.info

Gjatë 10 muajve të parë të këtij viti 15 qytetarë kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës. Këto të dhëna u publikuan të martën në Prishtinë në konferencën e organizuar nga lëvizja “Fol” “Dialogu social: Si të përfshijmë rininë në dialog dhe çfarë ka bërë KES-i në këtë drejtim?

Brikena Hoxha, nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet, ka bërë të ditur se nga fillimi i viti e deri më tash 15 qytetarë kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës. Sipas saj, edhe pas 9 vjetësh pavarësi Kosova mbetet vend me varfëri dhe me papunësi të madhe, shkruan Zëri.

“Nga viti 2009 raportet e progresit kanë theksuar nevojën për përmirësimin e legjislacionit në fushën sociale. Termi ‘Skllavëri moderne’ është përshkrimi më i mirë i gjendjes së punëtorëve në sektorin privat, e posaçërisht në bizneset e vogla. Kemi 15 raste të vdekjeve në vendin e punës, shumica e tyre në sektorin e ndërtimtarisë”, tha Hoxha. Ajo më tej ka thënë se sfidë mbetet moszbatimi i Kontratës Kolektive, sidomos te sektori privat.

“Unë mendoj se Kosova duhet të ndërmarrë tri masa për të rritur punësimin: angazhimi i shtuar i rinisë në Sindikata, përkrahja e shtetit me grante për ‘StartUps’ dhe përpilimi i praktikave që shtojnë angazhimin e të rinjve”, ka thënë Hoxha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme